KUSHTET E BLERJES

Produktet e publikuara në BACKINTIME.AL janë kryesisht artikuj vintage, të përdorur ose koleksionues, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe.

Përpara blerjes, klienti është i lutur të lexojë përshkrimin dhe gjendjen e produktit.

Porosia mund të kryhet:

  • Përmes website-it BACKINTIME.AL
  • Përmes WhatsApp
  • Direkt në dyqan

Rezervimi i produktit bëhet vetëm pas konfirmimit nga ana jonë.

Për produktet vintage dhe të përdorura nuk pranohen kthime për arsye estetike ose pritshmëri personale, nëse gjendja e produktit është përshkruar saktë në faqe.

Në rast se produkti dëmtohet gjatë transportit, klienti duhet të na kontaktojë menjëherë për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme.

BACKINTIME.AL rezervon të drejtën të përditësojë çmimet, përshkrimet dhe disponueshmërinë e produkteve pa njoftim paraprak.