Tashmë faqja jonë: BackInTime, ofron marrjen me qera të objekteve retro. Zbuloni sharmin dhe nostalgjinë retro nëpërmjet shërbimit tonë ekskluziv të qerasë. Nëse jeni duke planifikuar një event me temë retro, apo duke xhiruar një klip apo film, ose thjesht duke kërkuar për të shtuar një prekje të elegancës retro në hapësirën tuaj, ne kemi një koleksion të larmishëm të artikujve retro në dispozicion.
Koleksioni ynë
Zhytu në një epokë të shkuar nërpërmjet objekteve tona retro, të përzgjedhura me shumë kujdes. Inventari ynë i qerasë përfshin:
Kamerat vintage: Perfekte për të shtuar një prekje autentike në seancat fotografike dhe setet e filmave.
Televizorët retro: Shtoni një aromë nostalgjike në çdo skenë me televizorët tanë vintage.
Radiot klasike: Sillni në jetë epokën e artë të radiove me koleksionin tonë të veçantë, duke i dhënë atmosferë eventeve tuaja.
Gramafonët: Luani muzikë të bukur retro me gramafonët dhe vinilet tona klasike, ideale për ngjarjet dhe festat.
Retro Games: Shijoni magjinë e Retro Games me një shpërthim nga e kaluara, duke shfaqur konsolat retro dhe lojrat më klasike.
Tek ne gjeni gamën më të madhe dhe ikonike të produkteve retro, të prodhuara nga gjigandët e kohës, si dhe të kuruara në detaje.
Ngjyra, Stil, Dizajn, Larmishmëri, kjo vjen nga magjia e këtyre produkteve.
Si funksionon?
Marrja me qira nga ne është e thjeshtë dhe pa probleme: Hulumtoni gamën tonë të produkteve dhe zgjidhni objektet që doni të merrni me qera. Kontrolloni disponueshmërinë e produkteve tona, duke na kontaktuar nëpërmjet kanaleve tona të komunikimit dhe bëni rezervimin tuaj. Pas rënies dakord, duhet të organizoni marrjen dhe të kujdeseni për mos dëmtimin e produkteve, sipas kushteve të paracaktuara. Kthejini produktet sipas kushteve të rëna dakord, dhe ne do të kujdesemi për pjesën tjetër.
Na kontaktoni
Keni pyetje apo keni nevojë për ndihmë? Kontaktoni në kanalet tona të komunikimit, dhe ne do të jemi të lumtur për t’ju ndihmuar!