Kreu / Audio & Muzikë / RADIO / RADIO AM/FM / Weltron 2001 Space Age 8-Track Stereo Radio (1970s)

Weltron 2001 Space Age 8-Track Stereo Radio (1970s)

 600

  • Marka: Weltron
  • Modeli: 2001
  • Periudha: Rreth 1971–1975
  • Origjina: Japoni
  • Radio: AM/FM
  • Format audio: 8-Track
  • Furnizim: DC / Battery
  • Tension origjinal AC: 110V
  • Ngjyra: Ivory / Cream

1 stok

Krahaso
SKU: BIT0162 Kategori: , , Etiketa: ,

Përshkrim

Ka produkte vintage që janë thjesht të vjetra.
Dhe ka produkte si kjo Weltron 2001 që duken sikur kanë ardhur nga e ardhmja.

E prodhuar në fillim të viteve '70, në kulmin e epokës Space Age, kjo radio ikonike me formë sferike u krijua në një kohë kur njerëzit ëndërronin kolonitë në Hënë, udhëtimet në hapësirë dhe teknologjinë e së nesërmes.

Me dizajnin e saj futuristik, Weltron 2001 u bë menjëherë një simbol i kulturës pop të viteve 1970 dhe sot konsiderohet një nga pajisjet audio më të koleksionueshme të periudhës.

Përveç pamjes unike, pajisja përfshin radio AM/FM dhe lexuesin legjendar 8-Track, një format audio që dominoi automobilat dhe shtëpitë amerikane përpara ardhjes së kasetave kompakte.

Një objekt që duket po aq modern sot sa dukej revolucionar mbi 50 vite më parë.

Shënim i rëndësishëm

Ky është version amerikan 110V.

Për të shmangur dëmtimin e pajisjes, është testuar vetëm me adaptor DC të përshtatshëm dhe nuk rekomandohet lidhja direkte në rrjetin shqiptar 220V pa konvertuesin e duhur.

Gjëndja: Në gjëndje shumë të mirë estetike dhe funksionale

Përfshihet: Adaptor DC 12V , Kasetë 8 Track

_____________________________________________________________________________________

📋 Informacion i Rëndësishëm

💳 Menyrat e Pagesës

📦 Dërgesat

📋 Kushtet e Blerjes

Weltron 2001 Space Age 8-Track Stereo Radio (1970s)

 600

Shtoje në shportë

Select at least 2 products
to compare